Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Trafik njerëzish, SPAK jep pretencën/ Dokumenta false për SHBA, BE dhe Kanada, 250 vite burg për 33 trafikantë

schedule18:41 - 2 Mars, 2026

schedule 18:41 - 2 Mars, 2026

Prokuroria e Posacme ka kërkuar rreth 250 vite burg për 2 grupe te strukturuara kriminale të akuzuar për kalim të paligjshëm të kufinjve. Grupet kriminale kanë funksionuar të ndara por me një qëllim të përbashket.

Sipas organit të akuzës dy grupet e strukturuar kriminale përgjatë viteve 2022 dhe 2024, kanë organizuar dhe ndihmuar kalimin e paligjshëm të kufijve detarë, ajrorë dhe tokësorë, kryesisht të shtetasve shqiptarë, drejt Mbretërisë së Bashkuar, Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë. SPAK gjatë hetimeve ka konstatuar se gjate 2 viteve kto grupe kriminale kane prodhuar dokumenteve të falsifikuara të identifikimit, kryesisht të dokumentatave të vendeve të Bashkimit Europian, Transportimin e dokumentave dhe të personave që do të udhëtonin, Përdorimin e dokumentave të falsifikuara.

Gjatë hetimit në kryeqytet u gjend një ambient në të cilën prodhoheshin dokumenta identifikimi si dhe u sekuestruan dokumenta të ndryshëm të falsifikuara, 37 vula të ndryshme, kryesisht të institucioneve shtetërore dhe private rreth 40 mije euro si dhe sende me vlerë.



Prokurorja Elida Kaçkini në seancën e të hënës dha pretencen për 33 të pandehurit dhe për shumicen prej tyre kërkoi dënime nga 10 deri ne 12 vite burg, 33 te pandehurit nëse shpallen fajtor do të përfitojnë nga gjykimi i shkurtuar duke iu ulur 1/3 e dënimit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!