Trafik ndërkombëtar droge Shqipëri-Amerika e Jugut-Itali, arrestohen 19 persona

schedule15:05 - 14 Janar, 2021

schedule 15:05 - 14 Janar, 2021

Policia italiane ka shkatërruar një bandë të trafikut të lëndëve narkotike dhe ka vënë në pranga 19 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Në kuadër të operacionit të koduar “SAUDADE-bis”, Guardia di Finanza e Milanos ka bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në këtë trafik narkotikësh.

Mediat bëjnë me dije së të arrestuarit akuzohen për trafik ndërkombëtar droge mes Shqipërisë dhe Amerikës Jugore e Italisë.  Grupi kriminal trafikonte kryesisht marijuanë, hashash e kokainë përmes rrugës së Adriatikut dhe përmes rrugëve ajrore.

Hetimet e operacionit kanë nisur në vitin 2016 nga Guardia di Finanza e Milanos e cila ka  sekuestruar rreth 2 tonë drogë me vlerë 5 milionë euro.

Gjatë operacionit të sotëm policia italiane ka kryer disa kontrolle banesash dhe lokalesh ndërkohë që hetimet kanë zbardhur të gjithë degët e veprimit të grupit Kriminal.  Personat e vënë nën masa ndalimi akuzohen për trafik ndërkombëtar droge e pjesëmarrje në aktivitet kriminal./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!