Trafik kokaine Shqipëri-Itali, 26 të arrestuar

schedule11:02 - 30 Korrik, 2019

schedule 11:02 - 30 Korrik, 2019

Goditet një organizatë kriminale që në 2 vjet ka arritur të trafikojë rreth 50 kg kokainë. Droga vinte direkt nga Shqipëria dhe shpërndahej në zonën e Novaras, Pavias, Vareses, Alessandrias dhe Massa Carraras në Itali.

Autoritet italiane të Novaras bëjnë me dije se gjatë operacionit të quajtur “Contadino” mëngjesin e sotëm, kanë arrestuar 26 persona të përfshirë në këtë organizatë kriminale të trafikut të drogës.

Hetimet, kishin nisur në gusht të vitit 2017 ku u arrestuan 4 persona dhe u sekuestruan 4 kilogramë kokainë.

Aksioni i autoriteteve italiane, ka mundësuar ndërprerjen e rrjetit të degëzuar, të shpërndarjes dhe shitjes së kokainës, e cila menaxhohej nga qytetarë shqiptarë të cilët kishin lejeqendrim të rregullt në territorin italian.

Autoritetet italiane nuk kanë bërë ende me dije identitetet e të arrestuarve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!