Trafik kanabisi në vendet e BE, Apeli lë në burg të arrestuarit e operacionit “Limit”

schedule16:34 - 18 Maj, 2022

schedule 16:34 - 18 Maj, 2022

Apeli i GJKKO ka lënë në fuqi dënimet për të arrestuarit e operacionit Limit të akuzuar për trafik kanabisi në vendet e BE.

Lihet në burg Bektash Zeneli, Gjergj Muke, Romeo Tare dhe Rexhep Ipeku, Enkelejd Sadiku, Kristo Çobaj, Aleksandër Pepi, Festim Çorbaxhi, Hysni Sadiku, Sokol Nesimi, Andrea Caca, Besjan Zeneli, Bilbil Shqalshi, Eljon Jaho, Emiliano Kalemi.

Grupi e siguronte farën e kanabisit në Holandë më tej kalonte tranzit në Greqi, në Shqipëri bëhej përpunimi. Më pas e trafikonin drogën në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Skema e organizuar prej tyre për trafikimin e kanabisit është zbuluar më herët. Nga hetimet e shtrira në një periudhë 3-vjeçare (2016-2019) kanë zbuluar edhe skemën si funksionin. Në Holandë sigurohej fara e kanabisit, më tej kalonte tranzit në Greqi, dhe me ardhjen në Shqipëri bëhej edhe përpunimi në laboratorë të posaçme për kultivimin e lëndëve narkotike. Më tej, droga trafikohej në Greqi, Turqi dhe shtete të tjera të Bashkimit Evropian, ku këto grupe kriminale kishin ngritur rrjetin e vet të shpërndarjes së lëndëve narkotike të llojit kanabis e kokainë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!