Radhë të gjatë trafiku janë krijuar në këto momente pranë rrethrrotullimit të TEG-ut.
Ndërkohë disa shoferë për t’i “shpëtuar” trafikut kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor, duke bllokuar edhe korsinë e emergjencës.
Kjo problematikë në këtë nyje hyrëse në Tiranë është e përsëritur, ndërsa trafiku shtohet më shumë gjatë fundjavës.
Përveç rrethrrotullimit të TEG, një trafik i rënduar është krijuar në një tjetër “portë” hyrëse në Tiranë, atë të rrethrrotullimit tek “Dogana”. Edhe pse tunelet nëntokësore janë hapur në këtë zonë krijohet një trafik i rënduar nga “Sheshi Shqiponja” deri në Laprakë, për tu pasuar sërish me trafik tek “Zogu i Zi”.
Më shumë se fjalët flasin fotot e siguruara nga Abcnews.al.