Trafik i rënduar në Fier/ Më shumë fluks te “Pushimi i shoferit” dhe “Kryqëzimi i Vajkanit”

schedule14:21 - 15 Gusht, 2023

schedule 14:21 - 15 Gusht, 2023

Prej fillimit të gushtit, trafiku në rrugët e qytetit të Fierit ka ardhur duke u rënduar.

Kjo është periudha kur shënohet edhe piku i qarkullimit rrugor që vazhdon deri në fund të muajit.

Akset më problematike janë ato Fier-Patos, Fier-Seman dhe Fier-Qafë Koshovicë.

“Kryesisht, dy janë pikat që ngarkohen më shumë. Është “Pushimi i shoferit” dhe Kryqëzimi i Vajkanit”. Aty kemi në çdo kohë të sinkronizuar, edhe shërbim suplementar, me orë të zgjatura në pikën e trafikut më të shtuar”.

Shefi i qarkullimit rrugor në Fier, Altin Dervishi thotë se punonjësit e policisë janë angazhuar edhe jashtë orarit me qëllim monitorimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit.

“Kemi marrë të gjithë masat, me shërbim edhe të përforcuar, edhe jashtë orarit me shërbim suplementar, kemi hartuar plan masash, në kuadër të kontrollit të shkeljeve të burimeve të aksidenteve. Kemi marrë masa dhe me kontrolle të shtuara gjatë natës, kryesisht për përdorimin e pijeve alkoolike.

Dervishi nënvizon se në këtë periudhë, probleme ka edhe në rrugët rurale ku janë shënuar edhe aksidente fatale.

“Problem i veçantë dhe shqetësues për ne është zona rurale, përdorimi i motomjeteve dhe mjteve bujqësore nga qytetarë të pa pajisur me leje drejtimi.

Fieri është nyja lidhëse mes autostradave kryesore të vendit, ndaj edhe qarkullimi i automjeteve rëndohet në periudhën e verës./abcnews.al