Trafik droge Shqipëri–Itali, dy shqiptarë në pranga

schedule10:56 - 1 Prill, 2019

schedule 10:56 - 1 Prill, 2019

Policia italiane ka shkatërruar një organizatë kriminale, e cila merrej me trafik ndërkombëtar droge nga Shqipëria në Itali, me bazë në Mesina. Në pranga kanë përfunduar nëntë persona, dy prej të cilëve shtetas shqiptarë.

Gjatë arrestimit u sekuestrua një sasi e konsiderueshme droge e llojit kanabis. Sapo droga mbërrinte në Shqipëri, ajo i shpërndahej shitësve që vepronin në zona të ndryshme të rajonit. Policia italiane arriti të zbulonte mënyrën e funksionimit të organizatës, duke gjurmuar një familje italiane, së cilës iu gjet dhe sekuestruan 110 kilogramë kanabis./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!