PUSTEC- Megjithëse pjesë e kishës autoqefale shqiptare, kisha e Pustecit, ku jeton komuniteti maqedonas, festat dhe ritet fetare, i organizon sipas traditës së vjetër, që kanë për bazë kalendarin Julian. Në bashkinë e Pustecit me 9 fshatrat e saj, kremtojne krishtlindjet çdo date 7 janar.
Besimtarë të ndryshëm i drejtohen Kishës, në qendër të bashkisë, për të kryer lutjen tradicionale dhe për të ndjekur meshën e rastit. Prifti që kryesoi meshën, At Aleksi, në mesazhin e tij i uroi të gjithë besimtarët që me lavdinë e Zotit, ky vit të ofrojë shëndet, paqe dhe lumturi në familjet e gjithë besimtarëve.
Urimin e përcolli dhe kreu i kësaj bashkie, Pali Kolevski. Ai thotë se Krishtlindja dhe gjithë festat fetare në bashki, kryhen sipas traditës së vjetër të kalendarit Julian.
Ishte dëshira dhe kërkesa e banorëve të Pustecit, që pas rikthimit të besimit në vitin 1990, ritet fetare të vazhdonin sipas të parëve të tyre, duke pasur si bazë kalendarin Julian. Sipas këtij kalendari dhe Kolevski iu uroi Krishlindjen gjithë banorëve të bashkisë, duke uruar krishlindje të mbara.
Banorët e Pustecit, këtë festë e kremtojnë me familjet e tyre në drekën tradicionale, duke vijuar traditën me gatimet e zonës.
Kalendari Julian, që në Shqipëri njihet ndryshe si “kalendari alla turka”, ka një diferencë prej 15 ditësh nga kalendari Gregorian. Megjithëse në vitin 1930 edhe Turqia u radhit me kalendarin Gregorian, në disa kisha, kryesisht në botën sllave, vijuan shërbesat sipas kalendarit të vjetër./abcnews.al