Korab Lita është një nga emrat e kandidatëve për deputetë në listën e PD-së për zgjedhjet e 25 prillit. Lita theu vendimin e grupit të PD-së duke pranuar mandatin në 2017 dhe hyrë në Kuvend, por pavarësisht se u akuzua si tradhtar nga selia blu dhe eksponentët e saj, ai sot gjendet në listën që firmosi Lulzim Basha me 153 kandidatët për deputetë.
Por si e shpjegon Flamur Noka këtë vendim, a ka kosto për PD-në? I ftuar në Radarin Informativ në ABC përballë gazetares Jonida Shehu, Noka e justifikoi duke thënë se Lita e pa nga afër Rilindjen në parlament, u pendua duke reflektuar dhe prandaj u pranua sërish në familjen politike. “Korab Lita është një nga deputetët që e pa nga afër Rilindjen se cfarë është ajo.
- Lexo edhe: Noka në ABC: Në Tiranë marrim 20 mandate
Ai është një nga ata deputetë. U pendua? Të drejtën e reflektimit e ka gjithkush, sot ka vendosur që të jetë përballë Rilindjes, është kthyer në vendin e tij, origjinën e tij, familjen e tij, ndryshe nga të tjerët që vendosën të bëhen patericë e Edi Ramës. Korabi e njohu e pa dhe vendosi të kthehet në familjen e tij.
Korab Lita reflektoi në mënyrë dinjitoze pasi e njohur Rilindjen” tha ai. I pyetur nëse e afroi PD apo erdhi vetë, Noka tha “U afrua vetë, u kthye vetë”. Por a pati hezitim PD-ja për ta pranuar? “A pitë kafe, a pitë raki këto janë cështje që nuk kanë lidhje me opinionin publik” tha Noka duke iu shmangur pyetjes.
Edi Rama tha dje në Lezhë se nëse ikën PS-ja nga pushteti nuk ka vaksina. Flamur Noka këtë deklaratë e shikon si kërcënim, ndërsa qetëson shqiptarët duke u treguar arritjet e liderit të tij.
“Sesi menaxhohet pandemia, PD e ka bërë të qartë me planin 5 pika dhe sot jemi këtu ku jemi. Nëse plani do të ishte zbatuar sot do të ishim në një situatë krejt tjetër. Ju mendoni se vaksinat i ka në valixhe kryeministri.
Beogradi ka bërë thirrje të shkojë të vaksinohet i gjithë rajoni se skadojnë. Lideri jonë ka treguar se ka kontribut madhor te liberalizimi vizave, te anëtarësimi në NATO, kryeministri i sotëm e ka vetëm te PPP-të” përfundoi ai./ db/ Abcnews.al

