Bomber i kombëtares shqiptare Armando Sadiku pritet të firmosë me skuadrën turke të Trabzonspor. Sulmuesi elbasanas nuk bën pjesë në planet e skuadrës spanjolle të Levantes.
Në dy sezonet e fundit për bomberin e kombëtares Armando Sadiku ka pasur luhatje rreth formës së tij të shoqëruara edhe me dëmtime të rënda. Transferimi te Levante në kampionatin spanjoll ishte një arritje e madhe në karrierën e sulmuesit elbasanas, por aventura në futbollin iberik dështoi.
Trajneri i levantes Pako Lopez e ka bërë të qartë se nuk e llogarit sulmuesin si pjesë të ekipit titullar. Deklaratë mëse e qartë për sulmuesin e kombëtares se duhet të sistemohet në një skuadër tjetër.
Destinacioni i ardhshëm i 27-vjeçarit mund të jetë skuadra e Trabzonsporit në kampionatin turk. Në rast se pranon të vijojë karrierën në Turqi, sadiku do të përfitojë plot 700 mijë euro në vit.
Mendohet se akordi është arritur mes palëve, por duhet bindur skuadra e Levantes. Skuadra spanjolle pretendon mbi 500 mijë euro për shërbimet e futbollistit, një shifër e cila nuk pranohet të paguhet nga Trabzonspor./ABC News Albania 24/7