“Toyota Yaris”, shtyhet seanca paraprake

schedule16:01 - 1 Tetor, 2019

schedule 16:01 - 1 Tetor, 2019

Gjykata e Krimeve tw Rënda ka shtyrë seancën paraprake për çështjen “Toyota Yaris”, pasi mungonte avokati i dy prej të pandehurve. Në këtë seancë do të vendosej nëse çështja do të kalonte për gjykim, apo do të pushoheshin hetimet.

Në të njëjtën seancë, do shqyrtohej kërkesa e avokatëve për masë më të butë sigurie, për 4 personat nën hetim, që ndodhen në arrest me burg. Të pandehur për 3.4 milionw eurot e sekuestruar në dy makinat “Toyota Yaris” në portin e Durrësit më 24 Qershor të vitit të shkuar janë babë e bir Edi Lika e Klevi Cani, si dhe Alban Mallymeri.

Ata akuzohen për “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Ndërsa i katërti, Agim Çeka akuzohet për “armëmbajtje pa leje”. Në kërkim për këtë ccështje janë edhe dy kushërinjtë Alfred dhe Elvis Vladi, të dyshuar si porositësit e parave. Seanca e radhës u la për në datë 8 Tetor ora 10:00./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!