“Toyota Yaris”, Basha: S’kam ftesë nga prokuroria belge, në hak jam me zotin por jo me Berishën

schedule17:51 - 13 Dhjetor, 2021

schedule 17:51 - 13 Dhjetor, 2021

Lulzim Basha u ka dhënë përgjigje akuzave të ish-kryeministrit Sali Berisha i cili tha se kreu i PD është thirrur për të dëshmuar nga prokuroria belge, lidhur me çështjen ‘Toyota Yaris’.

Prerazi, Basha tha se nuk ka marrë asnjë ftesë nga prokuroria blege, duke i konsideruar këto akuza të Berishës të pavërteta.

“Nëse ta ka çuar ty  ftesën ose Sali Berishës ma sillni dhe mua ta shoh, se unë skam marrë gjë ftesë nga prokuroria belge për 17 dhjetor. Këtu iu lus nga çdokush edhe nga e shenjta nënë terezë po ta dëgjoni, ajo s’është më mes nesh, kontrollojeni, jo më kur dëgjon gjëra nga goja e Sali Berishës. Kam edhe unë peshën time të përgjegjësisë për aq sa i kam besuar. Hak te zoti kam por te Sali Berisha jo”, tha Basha.

Sërish hodhi akuza ndaj “trekëndëshit të bermundës” duke thënë se sipas tij “halli Meta Berisha Rama, nuk janë halli i shqiptarëve”. Nga tani e tutje, Basha tha se PD do të merret vetëm me të ardhmen.

Koha e Sali Berishës si fenomen ka marrë fund, ne do ta çojmë Shqipërinë përpara, trekëndëshi i Bermundës s’ka asnjë shans. Të tre punojnë bashkë për hallin e tyre, ata i bashkon halli i vetë dhe jo halli i shqiptarëve. Halli i shqiptarëve është misioni im i  vetëm që më frymëzon. Siç e mori me Këshillin kombëtar Berisha do të marrë përgjigje edhe më 18 dhjetor”, shtoi kreu i PD. be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!