Toyota Camry i ri vjen me një sërë elementesh të shtuara sigurie

schedule13:43 - 20 Korrik, 2020

schedule 13:43 - 20 Korrik, 2020

Toyota pritet të nxjerrë në treg modelin e ri Camry, një ndër sedanët më të shitur. Modeli i fundit u prezantua në nëntor të vitit 2017, me një teknologji të përparuar, përfshirë kontrollin e radarëve, frenimin autonom në rast urgjent apo paralajmërimin në zonat e vështira.

Por pavarësisht këtyre karakteristikave të sigurisë, Toyota Camry i vitit 2021 vjen më një model të përmirësuar, dhe më e rëndësishmja, ka një sërë veçorish të reja për sa i përket sigurisë. Me sistemin teknologjik të përparuar, të quajtur Toyota Safety Sense 2.5+, Camry paralajmëron dhe shmang shumë pengesa, shkruan abcnews.al.

Kur drejtuesi po kthehet majtas në një kryqëzim, Camry do të jetë në gjendje të zbulojë automjetet dhe këmbësorët që vijnë, dhe mund të sigurojë sinjalizime audio dhe vizuale për t’i parë më mirë ato, dhe madje të frenojë automatikisht në situata të caktuara për të parandaluar përplasjen.

“Tani është e mundur që sistemi të ndihmojë për të zbuluar jo vetëm automjetet që ndodhen përpara, por tashmë dhe një biçiklist apo këmbësor në kushte kur drita nuk është një favor. Në kryqëzime, sistemi mund të zbulojë një automjet ose këmbësor që vjen dhe mund të sigurojë sinjalizime audio/vizuale si dhe frenim automatik në kushte të caktuara.”, njoftoi Toyota SHBA.

Sistemi i kontrollit është përmirësuar më tej me një veçori që e bën më të lehtë parakalimin e automjeteve të tjera. Drejtuesi mund të aktivizojë sinjalin e kthesës dhe teksa fillon të futet në korsinë tjetër, automatikisht sistemi do të fillojë të përshpejtojë shpejtësinë e paracaktuar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!