Gazetari Artan Hoxha ka qenë sot në SPAK për të dhënë deklarimet e tij në lidhje me dosjen “Toyota Yaris”. Hoxha ka ndarë fotot në rrjetet sociale teksa futet në dyert e SPAK ku me batutë shprehet, “E bën robi një xhiro në SPAK se mbeta vetëm duke bërë procedura në prokuroritë e rretheve”.
Hoxha ka shkëputur një citim të kryedemokratit Lulzim Basha 11 ditë më parë pas marrjes në pyetje nga prokurorët belgë në lidhje me të njëjtën dosje.
“Nganjehere e ben robi nje xhiro deri ne SPAK, se mbeta vetem duke bere proçedura ne prokurorite e rretheve… Dhe si ka thene Lulzim Basha dora vetë kur doli nga zyrat e SPAK, para 11 ditesh:
“Punonjësit e ndershëm të SPAK-ut dhe BKH-se do kenë mbështetjen time për të ecur përpara me hetimin e të gjitha çështjeje”. Faleminderit kolegeve per fotot e meposhteme…”, shkruan Artan Hoxha.
Çfarë e lidh Artan Hoxhën me dosjen “Toyota Auris”
Pak ditë më parë ai publikoi një mesazh që mori punonjësi i SHISH në lidhje me sasinë e madhe të parave të kapura në qershor 2018 në makinën “Toyota Auris”. Hoxha shkruante se belgët e pyetën Bashën se nga e dinte që drejt Shqipërisë po vinte një makinë e mbushur me para që ishin fituar nga trafiku i lëndëve narkotike? /abcnews.al