Tour de France/ Pogacar arrin fitoren e parë, slloveni parakaloi të gjithë në “frymën e fundit”

schedule17:34 - 6 Korrik, 2023

schedule 17:34 - 6 Korrik, 2023

Etapa e gjashtë e Turit prestigjioz të Francës dhuroi spektakël të vërtetë. Slloveni Tadej Pogacar arriti të mbërrijë i parëi në Cauterets-Cambasque, duke para kaluar kështu danezin, Jonas Vingegaard dhe norvegjezin Tobias Johannessen.

Slloveni 27-vjeçar arriti të triumfojë gjithçka vetëm në 2.8 km e fundit të kësaj etape, duke parakaluar kështu 2 nordikët e duke i dhuruar vetes, fitoren e tij të parë në këtë kompeticion.

Megjithatë, pavarësisht fitores së Pogacar, klasifikimi i përgjithshëm mbetet sërish në favor të danezëve të Jumbo-Visma, “padronët” e fanellave të verdha, me një avantazh tepër të ngushtë prej 25 sekondash, ndaj UAE Team Emirates. /i.m /abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!