Tour de France/ “Kanibali” Pogacar fiton etapën e radhës, slloveni thellon avantazhin përballë danezit Vingeggard

schedule16:56 - 14 Korrik, 2024

schedule 16:56 - 14 Korrik, 2024

Ishte etapa më historike e këtij edicioni.

Kështu ndodh kur Turi i Francës përshkon kodrën e famshme të Turmajesë, në malet e Pirenejve, aty ku janë kurorëzuar kampionët e paharrueshëm si Eddy Merckx, Fausto Coppi, Laurent Fignon, Greg LeMond apo Miguel Indurain.

“Gjigantët” e dikurshëm kanë sot dy trashëgimtarë të denjë, si Tadej Pogacar e Jonas Vingeggard, dhe çiklisti slloven dha me të vërtetë një provë force, me 25-vjeçarin, dy herë kampion të “Tour de France”, në vitet 2020 e 2021 dhe tani është i vendosur që të kthehet te kurora dhe shkëputja në etapën e 14-të nga Po deri në San-Lari Sula, ishte domethënëse.

I ndihmuar nga sulmi i shokut të skuadrës, Adam Yates, Pogacar bëri lëvizjen që pritej.

Niveli i tij ishte i pabesueshëm, duke arritur në 35.4 km në orë në malore, ndërsa për një minutë mbajti shpejtësinë 27 hm në orë, në një ngjitje me shkallë 9%.

Vingeggard reagoi, por thjesht kufizoi dëmet, dhe Pogacar fitoi me një diferencë prej 39 sekondash.

“Ishte instinktive. Ne donim që ta fitonim etapën, por mendova se do të ishim më afër. Në momentet e fundit, Adami sulmoi, dhe unë përfitova nga ndihma e tij. Ishte një bashkëpunim I përsosur. Duhet t’i them faleminderit gjithë skuadrës. Ishte e mrekullueshme, dhe kjo fitore shkon për të gjithë shokët e mi”,- u shpreh slloveni pas triumfit.

Tashmë, Tadej Pogacar ka 1 minutë e 57 sekonda epërsi ndaj danezit, me dy kampionët që kanë nga dy tituj në Turin e Francës.

Ka ende katër etapa malore si dhe etapa e kronometrit individual në 21 korrik, por slloveni duket se do ta mbajë “Fanellën e Verdhë” deri në fund. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!