Tour de France ka një fitues, “vikingu” danez fiton garën e madhe

schedule09:04 - 24 Korrik, 2023

schedule 09:04 - 24 Korrik, 2023

Tour de France ka një mbret të konfirmuar tashmë dhe ai është danezi Jonas Vingegaard i skuadrës Jumbo-Visma, i cili konfirmohet kampion i garës më prestigjioze të çiklizmit në planet.

26-vjeçari triumfoi të dielën nën hijen e Kullës Eiffel duke u konfirmuar si njeriu më i suksesshëm i garës sfilitëse të Francës që u mbyll pas 21 etapave si gjithmonë në Paris.

Kjo ishte një etapë 115.5 km, Saint Quentin En Yvelines-Champs Elysees dhe u fitua nga belgu Jordi Meeus i skuadrës Bora-Hangsrohe.

Në klasifikimin e përgjithshëm, distanca mes Vingegaard dhe ndjekësit Tadej Pogacar është plot 7 minuta e 29 sekonda. Në vendet 3 dhe 4 u renditën dy vëllezërit binjakë nga Britania e Madhe, Adam dhe Simon Yates./ h.ll/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!