Tottenham nuk do vetëm mbrojtësin Alessandro Bastoni nga Interi. Londinezët raportohet se po mendojnë transferimin e yllit të sulmit të zikaltërve.
Bëhet fjalë për argjentinasin Lautaro Martinez, të cilin trajneri Antonio Conte e pëlqen shumë.
Interi nuk është se dëshiron ta humbasë sulmuesin, por mund të jetë i sakrifikuari për bilancet e klubit.
Gjithsesi duhet pritur për informacione të tjera, pasi Martinez prej dy vitesh është në qendër të vëmendjes dhe përflitet shumë për kalimin sa në një klub në tjetrin. / abcnews.al