Tottenham “rrëmben” objektivin e Inter, Guglielmo Vicario te Spurs për 19 milionë euro

schedule21:16 - 22 Qershor, 2023

schedule 21:16 - 22 Qershor, 2023

Teksa shihej si “zëvendësuesi” perfekt i kamerunasit Andre Onana, për portën e Inter, “gardiani” italian i Empoli, Guglielmo Vicario, duket se nuk ka patur ndërmend të “presë” ofertën e “zikaltërve”, teksa ka nisur ditën e sotme “aventurën” e tij të re.

Sipas raportimeve më të fundit nga gazetari i mirënjohur i futbollit, Fabrizio Romano, 26-vjeçari “shtatlartë” ka arritur akordin me skuadrën e Tottenham për 5 sezonet e ardhshme, me “londinezët” që kanë paguar plot 19 milionë euro për kartonin e italianit.

Interesimi i Spurs për Vicario erdhi pas një sezoni fantastik me skuadrën e Napoli, ku në 31 paraqitje pësoi 39 gola, si dhe mbajti rrjetën e paprekur në 7 raste, statistika këto mbresëlënëse, duke llogaritur këtu dhe mbrojtjen e skuadrës. /i.m /abcnews.al