Shumë prapaskenë, shumë nëse, nëse… Në futboll është diçka normale në fakt dhe zërat e merkatos qarkullojnë gjatë gjithë kohës. Gigio Donnarumma është një nga portierët më të lakuar kohët e fundit.
Italianit i përfundon kontrata te Milani më 30 qershor të këtij viti dhe ende nuk ka rinovuar. Sërish gjithçka është kthyer në një telenovelë dhe ka klube që duan të përfitojnë dhe të marrin një nga portierët më të mirë në qarkullim, i cili garanton shumë vite në nivele të larta.
Tottenham është duke kërkuar një portier, për të zëvendësuar francezin Hugo Lloris. Sytë i kanë pikërisht nga Italia dhe konkretisht te Donnarumma. Jo për të marrë atë, por për të parë nëse do të shkojë apo jo te Juventusi.
Nëse italiani transferohet te bardhezinjtë, atëherë “Spurs”-at kërkojnë shërbimet e Wojciech Szczesny, polakut që është pjesë e Juventusit. Për këtë ata kanë kërkuar edhe informacion te menaxheri i tij, Jonathan Barnett. /abcnews.al
#Tottenham are looking a new goalkeeper to replace Hugo #Lloris, who could leave. #Spurs have asked info to the agent Jonathan Barnett for Wojciech #Szczesny, who could be sold by #Juventus if Bianconeri sign Gigio #Donnarumma this summer. #transfers #THFC
— Nicolò Schira (@NicoSchira) April 15, 2021