Teksa mbërriti te skuadra e Tottenham nga “bardhezinjtë” e Juventus, në formë huazimi me të drejtë blerje për 35 milionë euro, afati i qëndrimi të anësorit suedez, Dejan Kulusevski në Londër është drejt fundit dhe skuadra e Spurs dëshiron të blejë në mënyrë përfundimtare kartonin e 23-vjeçarit.
Klubi londinez nënshkroi mesfushorin në huazim “torinezët” gjatë merkatos së dimrit në vitin 2022 e nëse Spurs do të ishte kualifikuar në Champions League në fund të sezonit, opsioni i blerjes prej 35 milionë euro do të ishte aktivizuar automatikisht.
Mirëpo, Tottenham nuk u kualifikua në garat evropiane e tashmë klubet duhet të bien dakord për kushtet e një transferimi të plotë, me “zonjën e vjetër” të Italisë që sërish kërkon 35 milionë euro, ndërsa londinezët kërkojnë të ulin kostion e transferimit deri në 25 milionë euro.
Ndërkaq, kujtjomë se Kulusevski është një lojtar tepër i rëndësishëm në organikën e Tottenham, ku sezonin e kaluar bëri 37 paraqitje në total për Spurs, ku gjeti 2 herë rrugën e rrjetës dhe dhuroi 7 asistime. /i.m /abcnews.al