“Tottenham klub me struktura super, për Kane mund të them vetëm një gjë”

schedule21:58 - 16 Korrik, 2021

schedule 21:58 - 16 Korrik, 2021

Tottenham zhvilloi bisedime me shumë trajnerë, por në fund zgjodhi t’i besojë stolin Nuno Espirito Santo, i cili vjen pas një pune shumë të mirë të zhvilluar në katër vitet e fundit me Wolves.

Trajneri portugez është shfaqur i motivuar në prononcimin e parë zyrtar si timonieri i skuadrës londineze. “Tottenham është një klub fantastik me strukturat më të mira në botë.

Duhet të përmirësojmë standardet tona për të qenë në lartësinë e objektivave, unë mendoj se do jemi në gjendje ta bëjmë një gjë të tillë“, deklaron 47-vjeçari, i cili ndalet edhe te merkato.

E di që nuk është e thjeshtë të përmirësosh kontingjentin aktual, flas në lidhje me kualitetin që kemi në skuadër. Sigurisht që disa ide i kam dhe do të bëjmë më të mirën e mundshme në merkato“.

Më pas një koment për Harry Kane: kapitenin, liderin dhe golashënuesin kryesor të Tottenham. “Jemi ambiciozë, duam të paraqitemi sa më mirë dhe sigurisht që mbështetemi fort te Kane.

Ai duhet të rikuperojë energjitë e shpenzuara për momentin dhe të pushojë. Do të bisedojmë më vonë, por e deklaroj që mezi po pres që të na bashkohet në stërvitje.

Gjithçka që mund të them është që Harry Kane është një nga futbollistët më të mirë në planet“, theksoi trajneri luzitan i Tottenham. /abcnews.al