Harry Kane, kapiteni i Tottenham, nuk ka asnjë meri ndaj ish-trajnerit të tij, Antonio Conte dhe në një intervistë të fundit ai foli edhe për marrëdhënien e tij me teknikun italian. Conte u shkarkua nga klubi anglez pak kohë më parë dhe ai nuk kishte marrëdhënie të mira me të gjithë lojtarët.
“Natyrisht që i uroj Antonios më të mirën, kam pasur një marrëdhënie të shkëlqyer me të dhe ishte për të ardhur keq që, për një arsye ose një tjetër, gjërat nuk funksionuan.
I uroj atij fat të mirë në aventurën e tij të re të radhës, por ne do të vazhdojmë të luftojmë me Stellinin, Ryan Mason dhe stafin për t’u përpjekur të arrijmë atë që kemi vendosur të bëjmë”, ka thënë sulmuesi anglez pas përfundimit të ndeshjes ndaj Brighton./ h.ll/abcnews.al