Nga Anglia theksojnë se Tottenham është i interesuar të sjellë në Londër mesfushorin e Milanit, Frank Kessie dhe për këtë kanë propozuar një shkëmbim me Tanguy Ndombele.
Ndombele është ndarë totalisht nga skuadra dhe prej muajsh klubi ka kërkuar rrugëdalje. “Spurs” shpresojnë të lirohen nga mesfushori gjatë merkatos së janarit.
Në krahun tjetër, Frank Kessie duke qenë një lojtar thelbësor për skemën e Stefano Piolit, nuk dëshiron të vazhdojë më me “kuqezinjtë”.
Afrikani kërkon rreth 6 milion euro në sezon me kontratën e re, kërkesë që është hedhur poshtë plotësisht.
Lojtari me kontratë deri në vitin 2022 mund të negociojë me ekipe të tjera nga janari. Tottenham vazhdon të ketë kontakte me Milanin, por fjala e fundit i mbetet dy lojtarëve.
Në parim, nuk duket të jetë një operacion i lehtë pasi për Kessie nuk do të mjaftonte vetëm Ndombele, por edhe shumë financiare. /abcnews.al/