As Harry Kane nuk është i pashitshëm. Kapiteni i Tottenham Hotspur dhe Anglisë, është një ndër sulmuesit më të mirë në qarkullim dhe shumë e shohin si sulmuesin e ardhshëm të Real Madrid.
Përveç Los Blancos, edhe Manchester United ka shfaqur interes për Kane. Duke parë interesimin e madh, Daniel Levy i ka vendosur çmimin final kapitenit të tij.
Siç raportojnë mediet britanike, Levy dhe Tottenham janë gati të heqin dorë nga Kane për 200 milion euro. Një shifër shumë e majme, por që me negociata të suksesshme dhe me një dëshirë të lojtarit për tu larguar, mund të zbresë në 150 milion./abcnews.al