Tottenham Hotspur do të duhet të paguajë dëmshpërblim nëse vendos të nënshkruajë me Julian Nagelsmann, edhe pse gjermani u shkarkua nga Bayern Munich javën e kaluar.
Kujtojmë se londinezët u ndanë nga Antonio Conte dhe tani po mendojnë të ftojnë një trajner gjerman.
Vetë Nagelsmann raportohet se është i hapur për një lëvizje në Angli, por ai po shqyrton disa opsione, një prej të cilave është Real Madrid.
Ekziston mundësia që Spurs t’i ofrojë Nagelsmann një bonus të madh, duke shpresuar ta fitojë atë për të punuar në Angli. Megjithatë, pavarësisht shkarkimit të tij nga Bayern Munich, raportohet se çdo klub i interesuar për të emëruar Julian para përfundimit të sezonit 2022/23 do të duhet të paguajë kompensim për klubin gjerman.
Sipas Bild, Bayern ende po i paguan trajnerit një pagë prej 8 milionë paund në vit.
Real Madridi mund të marrë potencialisht detyrimet e Bayernit nëse arrijnë një marrëveshje me Nagelsmann. /G.D abcnews.al/