Totalisht jashtë kontrollit, raketa kineze godet Tokën në fundjavë: Cilat janë vendet e rrezikuara

schedule15:50 - 29 Korrik, 2022

schedule 15:50 - 29 Korrik, 2022

Raketa kineze, që aktualisht ndodhet jashtë kontrollit të bazës, do të godasë tokën të dielën. Sipas ekspertëve, mundësitë që ajo të godasë zona të populluara ekzistojnë.

Bëhet fjalë për atë që ka mbetur nga raketa Long March 5B, e cila është dërguar në hapësirë më 24 korrik, për të dorëzuar modulin e eksperimentit Wentian në Stacionin Hapësinor të Kinës Tiangong.

Me peshë rreth 22 tonë metrikë, pritet që raketa të rihyjë në atmosferën e Tokës në orën 00:24 BST (1:24 AM, Tiranë), të dielën sipas Aerospace Corporation.

Organizata jofitimprurëse amerikane, e cila po gjurmon “mbetjet hapësinore”, ka nxjerrë në pah një zonë të madhe të Tokës ku mund të bien mbeturinat, por tha se është ‘ende shumë herët’ për të ditur saktësisht se ku.  Më shumë se 88 për qind e popullsisë së botës jeton nën zonën e mundshme të rihyrjes, e cila përfshin të gjithë Afrikën, Indinë, Australinë dhe Amerikën Qendrore. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!