Një grua nga Singapori e shpallur fajtore për urinë, torturimin dhe vrasjen e punëtores se saj në shtëpi nga Mianmar, është dënuar me 30 vjet burg.
Piang Ngaih Don thuhet se peshonte vetëm 24 kg kur vdiq në vitin 2016. Prokurorët i kanë quajtur veprimet e Gaiyathiri Murugayan, gruas së një polici si çnjerëzore.
Kjo ngjarje është midis një serie rastesh të profilit të lartë të abuzimit të grave në qytetin e pasur në vitet e fundit.
Murugayan, 40 vjeç, ishte deklaruar fajtore për një numër akuzash. Gjykatësi tha se prokuroria kishte përshkruar një pamje “tronditëse” se si gruaja 24-vjeçare u torturua, poshtërua dhe vdiq nga uria. g.v/abcnews.al