Torturimi i kafshëve, eksperti i kriminologjisë: Një nga kriteret për të qenë serial killer

schedule13:25 - 26 Shtator, 2022

schedule 13:25 - 26 Shtator, 2022

Publikimi i i shumë video-ve me imazhe të kafshëve të tortuara, është një mesazh për marrëdhënien që kemi ne me veten dhe jo me kafshët. Ky është mesazhi që përçoi profesori i kriminologjisë Karamuço në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Sipas tij, publikimi i këtyre videove gjatë muajve të fundit, tregon për probleme të mprehta sociale të shoqërisë tonë.

Një fenomen i tillë është shfaqur në vendet perëndimore në vitet 1970 por që tashmë quhet i tejkaluar.

Për profesorin e kriminologjisë “serial killerat e fillojnë me torturimin e kafshëve, dhunën nga kafshëve, e kanë si kanë një disponitet dhe kapacitet që këtë dhunë ta ushtroi këtë gjë edhe ndaj njerëzve’”

Sipas tij, në teoritë ndërkombëtare fitet edhe për triankulimet të cilat nënkuptojnë që ‘serial killeri’ duhet të plotësojë: vrasja ose torturimi i kafshëve  ose vendosja e flaskës në mjedise të caktuara, ose urinimi në shtrat të moshës mbi 5 vjeç, persona asociale, ose psikopatë.

Për profesorin e kriminologjisë Karamuço, gratë janë më të pakta në statistika për serial killer, por mund të ndodhë që të bullizojnë fëmijët, dhe fëmijët e tyre të kthehen në kriminelë. Sipas tij duhet të kemi një regjistër, sepse nesër mund të na shfaqen problematika shumë të mëdha./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!