Tortura dhe dhunë në burgun e të miturve, 13 punonjës policie të arrestuar në Itali

schedule12:49 - 22 Prill, 2024

schedule 12:49 - 22 Prill, 2024

13 punonjës të policisë së burgjeve janë arrestuar me urdhër të prokurorit të Milanos ndërsa 8 kolegë të tyre janë shkarkuar nga detyra për shkak të shpërdorimit të detyrës.

Të arrestuarit punonin në burgun e të miturve Cesare Beccaria në kryeqytetin italian dhe akuzohen për shpërdorim detyre, keqtrajtim të të burgosurve, torturë, lëndim trupor dhe tentativë përdhunimi të një të mituri.

Veprat penale janë kryer që në fillim të vitit 2022 dhe me rëndësi kyçe për të gjithë zhvillimin e hetimeve, të cilat janë në vazhdim, kanë qenë pamjet që magjistratët kanë mundur të shohin falë kamerave të sigurisë së burgut.

/abcnews.al