Tortë me…hashash, 15 vjeçari përfundon në polici pas rrengut të “çmendur” ndaj shokëve

schedule09:20 - 28 Mars, 2024

schedule 09:20 - 28 Mars, 2024

Një festë ditëlindjeje në Torino të Italisë përfundoi me dhjetë persona në spital. Një djalë 15 vjeçar nga Bricherasio, që kishte ditëlindjen, donte të përgatiste një tortë të veçantë për këtë rast.

Përbërësi sekret që i hodhi tortës ishte hashash, por gjërat nuk shkuan aq mirë sa mendonte. Miqtë dhe prindërit e tij përfunduan në urgjencë me simptoma dehjeje pasi konsumuan ëmbëlsirën.

Ndaj djalit është hapur një hetim për qëllime trafiku droge. I riu e përgatiti tortën më 12 mars dhe e mori me prindërit, të cilët nuk ishin në dijeni të përbërësit që kishte hedhur, në një drekë të organizuar, ku ishin të pranishëm disa bashkëmoshatarë të tij dhe të rritur të tjerë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!