Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Torta e Pavarësisë në Fier/ Kuq e zi me përbërësit dhe shijen e vendlindjes

schedule20:20 - 29 Nëntor, 2025

schedule 20:20 - 29 Nëntor, 2025

Godina që mbart kujtime fëmijërie të mijëra fierakëve vazhdon të qëndrojë në këmbë, falë përkushtimit të këtyre të fundit për të mos e braktisur as në kohët më të vështira. Nuk është thjesht një kopsht, por një qendër edukative dhe argëtuese themeluar 65 vjet më parë.

Kopshti numër katër, ndër të parët në Fier, ka një histori të rrallë mbijetese, pas së cilës fshihen heroinat e heshtura, edukatore, sanitare dhe kuzhinere.

Godina u dëmtua rëndë në trazirat e vitit 1997 duke rrezikuar që institucioni të mbyllej, e bashkë me të gjithcka që ai përfaqëson për komunitetin fierak.

Në kremtimin e 65 vjetorit të kooshtit, ish drejtuese, edukatore dhe sanitare, rrëfyen udhëtimin e më shumë se gjysmë shekulli të institucionit duke zbuluar se një kopsht nuk është thjesht një vend ku qëndrojnë fëmijët, por një institucion ku formohet karakteri I tyre.

Kopshtet ose siç quhen ndryshe institucionet e arsimit parashkollor, janë kontakti I parë I fëmijëve me disiplinën dhe autoritetin, ndaj kanë rol kyç në formësimin e personalitetit të të vegjëlve

Kopshti numër katër u ndërtua në vitin 1960 bazuar në parametrat e kohës ku ndriçimi natyral dhe oborri ishin kusht për një ndërtesë ku qëndrojnë fëmijët

Në Fier janë 11 kopshte publike pjesa më e madhe e të cilëve janë ndërtuar në vitet 60-70. Vetëm disa godina kanë mbijetuar duke ruajtur fizionominë e tyre fillestare, të kopshtit me dritë natyrale dhe oborr./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!