“Torra Veneciane” është një prej monumenteve më të vizituara në Durrës. Rreth 6500 turistë nga shtete të ndryshme e vizituan nga janari në korrik të këtij viti.
E kthyer në qendrën e interpretimit të trashëgimisë kulturore përmes programit teknologjik objekti krijon përshtypje të veçantë tek të huajt.
Pritshmëritë janë për shtim të numrit të vizitorëve me freskimin e motit.
Durrësi është kthyer në një pikë referimi për turistët që dëshirojnë të kombinojnë plazhin me eksplorimin e historisë së pasur të Shqipërisë./abcnews.al

