Toronto shpallet kampion i basketbollit amerikan

schedule13:10 - 14 Qershor, 2019

schedule 13:10 - 14 Qershor, 2019

Kanadezët e Torontos shpallen kampion të basketbollit amerikan për sezonin 2018 – 2019. Toronto mposht në finalen e gjashtë të play-off skuadrën e Golden State me rezultatin 114-110.
Toronto shkruan historinë e basketbollit amerikan. Skuadra kanadeze u shpall kampione e NBA për sezonin 2018 – 2019 pas fitores 4-2 ndaj Golden State. Toronto fitoi me rezultatin 114 110 në finalen e gjashtë play-of duke mbyllur pozitivisht sezonin e mrekullueshëm. Ky ishte titulli i parë në historinë e skuadrës kanadeze. Basketbollisti Leonard u zgjodh si me i miri i finaleve të play-of ku mesatarja e realizimit ishte 28.5 pikesh për ndeshje. Mijëra njerëz marshuan në rrugët e Torontos për të festuar titullin historik. Toronto i fitoi të tria takimet në fushën rivale.

Në pjesën e parë Toronto arriti të krijojë vetëm një pikë diferencë. Edhe në pjesën e dytë, diferenca mes skuadrave ishte e vogël dhe të dyja ekipet arritën të përmbysnin disa herë disavantazhin por në fund rezultati i buzëqeshi kanadezeve të cilët fituan me 4 pikë diferencë. Kevin Durant ishte mungesa e madhe për Golden State pasi u dëmtua tre dite me parë në fushën e Torontos. Toronto ia doli të ulë nga froni skuadrën e Golden State që mbante kurorën e kampionit për dy vite me radhë./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!