Emocione dhe spektakël dhuroi mbrëmja e kaluar në basketbollin amerikan. Toronto i shkaktoi humbjen e tretë radhazi Boston Celtic në Konferencën e Lindjes. Denver fitoi lehtësisht ndaj Oklahoma.
Emocionet dhe spektakli nuk munguan mbrëmjen e kaluar në basketbollin amerikan. Dueli më i rëndësishëm u zhvillua në Toronto aty ku vendasit fituan me lehtësi ndaj Boston Celtic me shifrat 118-98. Një performancë e jashtëzakonshme e Torontos që siguroi një fitore me mjaft peshë. Dy heronjtë e skuadrës kanadeze ishin Siakam, i cili realizoi 25 pikë 2 asiste dhe 8 rikuperime si dhe Leonard që arriti kuotën e 21 pikëve. Në periodën e parë fitues ishte Boston, por në tre periodat e tjera dominuan vendasit. Kjo fitore ishte e 45 në këtë sezon për Toronton, ndërkohë që Boston pësoi humbjen e tretë radhazi.
Denver regjistroi një fitore mjaft të rëndësishme ndaj Oklahoma me rezultatin 121-112. Nikola Joviç shkëlqeu në këtë përballje duke realizuar plot 36 pikë, 10 asiste dhe 9 rikuperime. Ndërkohë që për Oklahomën shkëlqeu Paul George me 25 pikë dhe Uestbrook 22 pikë, 9 asiste dhe 14 rikuperime. Kjo fitore ishte e 5 radhazi për Denver që përforcon pozitën e dytë në Konferencën e Perëndimit. Në duelin tjetër, New York fitoi me rezultatin 108-103 ndaj Orlando./abcnews.al