Tornado godet Oklahoma-n, të paktën 4 viktima

schedule08:34 - 29 Prill, 2024

schedule 08:34 - 29 Prill, 2024

Të paktën 4 persona humbën jetën si pasojë e tornadove që goditën Oklahomën në Shtetet e Bashkuara, teksa disa të tjera mbetën të plagosur.

Situata paraqitet tepër e rënduar dhe për këtë arsye, guvernatori Kevin Stitt shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në 12 qarqe pas dëmeve të raportuara.

Pothuajse 30 mijë persona kanë mbetur pa energji elektrike.

Autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përmbytje në Oklahoma dhe shtete të tjera, duke përfshirë Kansasin, Misurin, Arkansas dhe Teksas.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!