Një tornado e fuqishme ka goditur Shtete e Bashkuara të Amerikës duke marrë jetën 13 personave. Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se stuhia ka goditur Louisiana, Texas dhe Mississippi një ditë më parë duke shkaktuar përmbytje të shumta.
Ndërsa këtë të hënë, rreth 900 mijë shtëpi mbetën pa energji elektrike ndërkohë që shumë të tjera janë shkatërruar. Ndër të tjera mediat raportojnë se tashmë stuhitë janë një kërcënim për Bregun Lindor.
Ndërkohë ShBA është duke u përballur dhe me një situatë të vështirë për shkak të koronavirusit ku janë shënuar mbi 23 mijë viktima në shtete të ndryshme dhe mbi 500 mijë të infektuar. /abcnews.al