Tornado godet fabrikën e Pfizer në Karolinën e Veriut

schedule15:24 - 20 Korrik, 2023

schedule 15:24 - 20 Korrik, 2023

Kompania farmaceutike Pfizer Inc tha të mërkurën se fabrika e saj Rocky Mount, në Karolinën e Veriut, e cila është një nga objektet më të mëdha në botë për injeksione sterile, ishte dëmtuar rëndë nga një tornado.

Një zëdhënës i kompanisë konfirmoi në një deklaratë të dërguar me email se Rocky Mount ishte dëmtuar dhe prodhuesi i barnave po vlerësonte situatën për të përcaktuar ndikimin në prodhim.

Punonjësit e kompanisë në vendngjarje arritën të largohen dhe janë të sigurt, thuhet në deklaratë.

Fabrika, i cili prodhon gati 30% të të gjitha injektimeve sterile të përdorura në SHBA, fokusohet gjithashtu në prodhimin e një sërë produktesh si anti-infektivë, bllokues neuromuskular, si dhe shishe dhe shiringa.

Fabrika e Rocky Mount punëson më shumë se 4,500 punëtorë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!