Të paktën dy persona kanë humbur jetën në Itali si pasojë e një tornadoje që ka përfshirë vendin.
Mediat e huaja bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në ishullin e vogël italian, Pantelleria në Mesdhe, ku si pasojë e tornados janë plagosur dhe disa të tjerë dhe janë shkatërruar disa ndërtesa.
Tornado goditi ishullin në jug të Sicilisë gjatë orëve të para të mbrëmjes së kaluar.
“Për shkak të stuhisë së madhe, shtyllat u përkulën, çatitë u dëmtuan dhe pemët u rrëzuan”, kanë thënë autoritetet.
#Italy #Pantelleria > #tornado aftermath, damage
— Michael Barthel (@RealMiBaWi) September 11, 2021
Viktimat ishin në makina, të cilat fluturuan në ajër dhe u përmbysën, dhe të paktën një makinë ra në çati, ndërsa tjetrës i ishte thyer pjesa e përparme.
Ndërkohë kryebashkiaku i Pantelleria, Vincenzo Vittorio Campo ka bërë me dije për mediat se dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë. /abcnews.al
Lutto cittadino oggi a #Pantelleria dopo la tromba d’aria che ha colpito l’isola ieri pomeriggio, provocando la morte di 2 persone. Nove i feriti, alcune case distrutte, decine le auto sollevate dalla tempesta. Il punto con Letizia Vella #Gr1 pic.twitter.com/1GNYtjwCoT
— Rai Radio1 (@Radio1Rai) September 11, 2021

