Një tornado e fuqishme ka goditur New Orleans mbrëmjen e së martën, duke shkaktuar dëme dhe shkatërrim në repartin e nëntë të poshtëm të qytetit dhe duke lënë pa energji elektrike 18,000 shtëpi dhe dyqane.
Mediat vendase bëjnë me dije se për shkak të tornados disa persona janë plagosur dhe një person ka humbur jetën.
Zyrtarët në St Bernard raportuan të martën mbrëma se të paktën dy persona mbetën të bllokuar në shtëpitë e tyre pasi tornado goditi lagjen Arabi, e cila është pjesë e zonës së metrosë së New Orleans. /abcnews.al