Torino, Juric: Nuk jemi gati për sezonin e ri, jemi të paplotë

schedule12:17 - 12 Gusht, 2022

schedule 12:17 - 12 Gusht, 2022

Tekniku i Torinos, Ivan Juric është shprehur pesimist për hapjen e sezonit të Serie A. Ai ka shpjeguar se nuk ndjehet i përgatitur me ekipin që ka në dispozicion dhe kjo temë, ka sjellë edhe përplasje brenda klubit.

“Patëm një parasezon të keq dhe me pak lojtarë, nuk ishte e lehtë të punohej, mbetëm të fokusuar në punë, me shpresën që skuadra të përfundonte dhe me synimin për t’u përgatitur mirë për kampionatin”, u shpreh tekniku i Torinos.

“Jemi të paplotë për sa i përket shifrave dhe ende nuk kemi zëvendësuesin e Bremer, mbrojtësit më të mirë të Serie A.

Shpresoj që këta lojtarë që kemi në dispozicion të bëjnë më mirë se sezoni i kaluar, edhe pse merkatoja ende nuk ka mbaruar”, tha Ivan Juric./ h.ll/abcnews.al