Torassa “fundos” Tiranën në FIFA, borxhi shtohet me 40 mijë euro

schedule09:17 - 2 Gusht, 2022

schedule 09:17 - 2 Gusht, 2022

Një tjetër gjyqi i humbur në FIFA nga Tirana, këtë herë me sulmuesin argjentinas Agustin Torassa, i cili është pjesë e Gjilanit në Kosovë.

Torassa kishte shkuar në FIFA dhe pretendimet e tij ishin për një dëmshpërblim që kapte shifrën e 74 mijë eurove.

FIFA ka pranuar pjesërisht kërkesat e futbollistit. “Panorama Sport” shkruan se Tirana duhet t’i kalojë në llogaritë e tij bankare rreth 40 mijë euro.

Një tjetër borxh i ri për kampionët e vendit, që më parë kanë humbur edhe gjyqin me sulmuesin Tim Vayrynen dhe duhet të paguajnë 123 mijë euro. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!