Tre muaj pa futboll dhe është momenti të rikthehet. Italia ka nisur të jetojë dhe kjo është një nga shenjat. Sonte, prej orës 21:00, Juventusi dhe Milani do të zbresin në fushën e blertë të “Allianz Stadium” dhe do kërkojnë kualifikimin në finalen e Kupës së Italisë. Takimi i parë ka përfunduar me shifrat 1-1.
Ndryshe nga ajo sfidë, këtë herë do të luhet pa tifozë. Milani nuk ka lojtarë si Ibrahimovic dhe Theo Hernadez, të dy të pezulluar, por do mundohet të befasojë bardhezinjtë. Trajneri Pioli ka menduar për ata që do të nisin nga minuta e parë dhe në sulm zgjedhja është Rebic. Paqueta është i rilinduri pas pandemisë dhe pritet shumë prej tij.
Juventusi në krahun tjetër luan me më të mirët. Ronaldo e Dybala do të luajnë nga minuta e parë, ndërkohë që në mbështetje do të kenë edhe Cuadrado. Mesfusha do jetë e zakonshmja, me Bentacur, Matuidi e Pjanic.
JUVENTUS (4-3-3): Buffon; Danilo, De Ligt, Bonucci, Alex Sandro; Bentancur, Pjanic, Matuidi; Cuadrado, Dybala, Cristiano Ronaldo. Trajner: Sarri. (Në dispozicion: Szczesny, Pinsoglio, De Sciglio, Rugani, Khedira, Ramsey, Douglas Costa, Rugani, Rabiot, Bernardeschi, Olivieri).
MILAN (4-2-3-1): G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Calabria; Kessie, Bennacer; Paqueta, Bonaventura, Calhanoglu; Rebic. Trajner: Pioli. (Në dispozicion: Begovic, A. Donnarumma, Gabbia, Laxalt, Biglia, Brescianini, Krunic, Saelemaekers, Leao, Colombo, Olzer, Maldini. /abcnews.al