Topi kalon në anën e sherrxhinjve, Ibrahimovic përfundon para prokurorit

schedule16:57 - 5 Shkurt, 2021

schedule 16:57 - 5 Shkurt, 2021

Sherri i ndodhur mes Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukakut në çerekfinalen e Kupës së Italisë vazhdon të tërheqë vëmendjen e mediave në Itali. Të dy sulmuesit u dënuan me nga një ndeshje pezullim në Kupë, por Federata Italiane e Futbollit nuk u mjaftua me kaq dhe vendosi që ta hetojë më hollësisht çështjen.

Sipas raportimit të “Calciomercato.com”, mëngjesin e sotëm i intervistuari i radhës ka qenë pikërisht suedezi. Ibra është pyetur nga inspektorët e Prokurorit Federal, i cili drejton edhe çështjen.

 

Intervista është zhvilluar në ambientet e Casa Milan, ku 39-vjeçari ka qenë së bashku me avokatin Fabio Esposito. Mësohet se në ditët e ardhshme do të intervistohet edhe Lukaku, ndërsa gjyqtari Valeri ka qenë i pari që është thirrur nga Prokurori për të dhënë versionin e tij të ngjarjes. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!