“Topi i Artë”, reagon Klopp: Salah duhet të ishte më lart, është e komplikuar

schedule15:47 - 30 Nëntor, 2021

schedule 15:47 - 30 Nëntor, 2021

Trajneri i Liverpool, Jurgen Klopp tha se Mohamed Salah , i cili përfundoi i shtati në votimin për Topin e Artë, duhet të ishte më ilartë.

I pyetur në një konferencë për shtyp nëse egjiptiani duhet të kishte përfunduar më lart, Klopp ishte i qartë: “Po, nëse jam i sinqertë, po, por nuk është diçka që varet nga unë”.

Kjo nuk është votuar nga gazetarët? Atëherë mos më pyet mua, fajin e ke ti. Nëse mendon se duhet të jem më lart, duhet të flasësh me kolegët“, tha gjermani.

“Mund t’ia jepni Messit për karrierën që ka pasur, por më pas nuk mund t’ia jepni Robert Lewandowskit . Është e komplikuar, por Mo duhet të ishte shumë më  lartë,” shtoi ai.

Salah përfundoi i shtati në votim pas Messi, Lewandowski, Jorginho, Karim Benzema, N’golo Kante dhe Cristiano Ronaldo. r.t/abcnews.al