France Football nxori gradualisht renditjen e kandidatëve për “Topin e Artë”. Braziliani Neymar nuk u rendit as në 10 më të mirët. Sulmuesi i PSG doli në vend të 16-të.
Ranked at the 16th place for the 2021 #ballondor ⤵️@neymarjr ??@PSG_inside pic.twitter.com/FsuRoTIVd8
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021
RENDITJA – Në vendin e 29-të u renditen Azpilicueta dhe Luka Modric, ndërsa në vendin e 26-të Nicolo Barella, Ruben Dias dhe Gerard Moreno. Phil Foden u pozicionua në vendin e 25-të, pas talentit Pedri të Barcelonës. Harry Kane mori vendin e 23-të.
Vendin e 21-të e ndajnë Lautaro Martinez dhe Bruno Fernandes, të pozicionuar pas Riyad Mahrez. Listën e 20 më të mirëve e hapi Mason Mount i Chelsea, ndërsa në vendin e 18-të u pozicionua Simon Kjaer.
Renditja vijoi me një gjahtar golash, sulmuesin e Atletico Madrid, Luis Suarez.