Kurrë më parë nuk kishte ndodhur diçka e tillë. Luka Modric, fituesi në fuqi i “Topit të Artë”, ai që theu hegjemoninë 10-vjeçare që Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo kishin krijuar në fitimin e këtij trofeu, nuk është as në listën e 30 të nominuarve nga FIFA.
Një ditë më parë është publikuar lista dhe kroati mungon. Për herë të parë ndodh që fituesi i “Topit të Artë” nuk bën pjesë në listën e të nominuarve në vitin pasardhës. Sezoni i fundit për Modric ka qenë një dështim, ndërkohë që ka pasur edhe dëmtime që e kanë penalizuar.
Një tjetër emër i bujshëm që mungon në listën e të nominuarve është edhe braziliani i PSG, Neymar. Ceremonia e dhënies së çmimit do të bëhet në Paris më 2 dhjetor dhe tre kandidatët kryesorë janë Messi, Ronaldo dhe Van Dijk. /abcnews.al