Drejtori i Juventusit, Fabio Paratici, ka mbrojtur Cristiano Ronaldon, duke thënë se portugezi nuk po kalon aspak një moment të vështirë. Lionel Messi fitoi “Topin e Artë”, duke e mposhtur Cristiano Ronaldon, por për këtë gjë, Paratici ka dyshimet e tij.
“E kemi thënë gjithmonë, mendojmë se meritonte ta fitonte Cristiano Ronaldo. Pastaj në këto çmime, klasikimet janë gjithmonë të diskutueshme. Ronaldo nuk po kalon një moment të vështirë, por siç e dini, ka qenë jashtë për një periudhë dhe duhet ta falenderojmë sepse është vënë gjithmonë në dispozicion të trajnerit.
Për më tepër, edhe në një kushte jo optimale. Nuk ka mundur të stërvitet për një periudhë, është normale që të ketë një moment disi të vështirë, por do të rikthehet më i fortë”, përfundoi Paratici./abcnews.al