Para arritjes së marrëveshjes së 5 Qershorit për Reformën Zgjedhore, ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i bëri thirrje kreut të PD, Lulzim Basha për ta pranuar atë duke iu drejtuar se “topi ndodhet në fushën e tij”.
E ftuar në emisionin “Opinon”, aleatja e Lulzim Bashës, kryetarja e LSI, Monika Kryeadhi u pyet për thirrjen që i bëri ambasadorja dhe vlerësimin e saj për mënyrën se si veproi kreu i demokratëve.
Lidhur me këtë, Kryemadhi nuk kurseu komplimentat për kreun e PD. “Sigurisht që bëri gol dhe bëri një gol nga një ditancë shumë e largët. Dhe jo zoti Basha por e gjithë opozita”, u shpreh Kryemadhi.