Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Topçinjtë” gjuajnë për titullin/ Arsenal nuk ndalet në Premier, fiton 4-1 derbin ndaj Tottenham

schedule12:08 - 24 Nëntor, 2025

schedule 12:08 - 24 Nëntor, 2025

Pritjes së gjatë po i vjen fundi. Për Arsenal dhe tifozët e tij ky duket sezoni i duhur për t’u kthyer te titulli kampion në Premier Ligë, pas më shumë se dy dekadash.

“Topçinjtë” i shtuan një tjetër fitore ecurisë së shkëlqyer, duke konfirmuar forcën e tyre në triumfin 4-1 në derbin e Londrës kundër Tottenham. Gjithçka e lehtë për skuadrën e drejtuar nha Mikel Arteta, që u vonuan në golin e epërsisë.

Në minutën e 36-të, Trosard shbllokoi sfidën, ndërsa të zotët e shtëpisë gjetën edhe dyfishimin përpara pushimit. Eze në minutën e 41-të ndali topin në rrjetë për golin e qetësisë të Arsenal.

Me rikthimin në fushë për pjesën e dytë, sulmuesi I kombëtares së Anglisë, shënoi golin e tretë në aksionin e parë, duke dhënë edhe goditjen e KO për rivalët.

Tottenham provoi të ringrihej me Richarlison, ngushtoi diferencën, por vetëm kaq. Eze plotësoi mbrëmjen e madhe personale dhe atë të Arsenal me golin e tretë personal dhe të katërtin për “Topçinjtë”, që nisin shkëputjen në krye të renditjes në Premier League.

Pas 12 javëve të luajtura në këtë sezon, Arsenal numëron 29 pikë, gjashtë më shumë se Chelsea i vendit të dytë. Një diferencë domethënëse dhe shpresdhënëse për skuadrën e Mikel Arteta, që kërkon t’I japë fund pritjes së gjatë për të festuar titullin në Premier League./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!